“S’ishte në dijeni”/ Lirohet farmacistja nga Lezha që u arrestua për falsifikim të testeve COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“S’ishte në dijeni”/ Lirohet farmacistja nga Lezha që u arrestua për falsifikim të testeve COVID

Farmacitja e arrestuar të enjten nga Policia e Lezhës, me akuzën se lëshonte test COVID të falsifikuara, u lirua nga qelia. 25-vjeçarja, Kristjana Luka u njoh këtë të shtunë me masen e sigurisë në Gjykaten e Lezhës.

 

Në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura, e reja nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me akuzat e ngritura, por ka qenë avokati që tha se e reja ka qenë thjeshte punonjese në farmaci dhe se nuk kishte dijeni se aty kryheshin teste COVID fiktive.

 

Advertisement

Pasi dëgjoi palët, gjykata e cilësoi të ligjshem ndalimin e 25-vjeçares dhe vendosi ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ashtu siç kishte kërkuar prokuroria.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy