Situata e zjarreve në vend/ Peleshi: 10 vatra problematike, kapacitetet në gatishmëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata e zjarreve në vend/ Peleshi: 10 vatra problematike, kapacitetet në gatishmëri

Dhjetë vatra problematike të zhvilluara në 24 orët e fundit në vend janë duke u neutralizuar. Lajmin e bën të ditur ministri Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në mediat sociale.

 

Sipas përditësimit, nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës ndërsa në qarkun e Durrësit janë neutralizuar 4 vatra zjarri, duke shmangur kështu rreziqet për zonat e banuara.

 

Advertisement

Siç njoftohet, më e qetë situata paraqitet në një vatër në fshatin Patin në Klos, si dhe në Vorë në fshatin Marikaj. Është izoluar edhe zjarri në Orosh të Mirditës. Aktualisht, Mbrojtja bën të ditur se vëmendja është e përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë si dhe në fshatin Dushk në bashkinë e Lushnjes.

 

Reagimi i Ministrit niko Peleshi: 

“Të dhënat më të fundit nga terreni flasin për një normalizim të situatës së zjarreve në 10 vatra problematike të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit.
Janë nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës.
Në qarkun e Durrësit janë neutralizuar 4 vatra zjarri, duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.
Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos, si dhe në Vorë në fshatin Marikaj.
Me një punë të përqendruar prej 2 ditësh të forcave zjarrfikëse, efektivëve të FA e punonjësve të emergjencave civile u arrit të izolohej zjarri në Orosh të Mirditës. Vëmendja është përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë si dhe në fshatin Dushk në bashkinë e Lushnjes.
Të gjitha kapacitetet në nivel vendor dhe qendror janë në gatishmëri të plotë për mbajtjen nën kontroll të situatës.”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy