Situata me Covid, Tritan Shehu: “Kambanat” po bijen, ndersa Shqiperia rrukulliset drejt nje katastrofe te re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata me Covid, Tritan Shehu: “Kambanat” po bijen, ndersa Shqiperia rrukulliset drejt nje katastrofe te re

Tritan Shehu akuzon qeverine se nuk po merr masat e duhura nisur nga rastet ditore ne rritje te Covid, sidomos pas perhapjes se variantit te ri Delta.

Deputeti i zgjedhur i PD dhe ish Minister i Shendetesise thote se rastet ditore dhe vdekjet ne Shqiperi jane më shumë se cfare u paraqet qeveria.

Shehu jep ne statusin e gjate te publikuar ne facebook edhe mendime sesi mund te perballohet kjo situate.

“Fatkeqesisht cfare kemi paralajmeruar prej muajsh po ndodh.
Ne realitet infeksionet e vdekjet sot jane me te larta se komunikimet zyrtare, sic dhe u zbulua deri tashti me 16 mije humbjet e jeteve.
Nderkaq kjo Qeveri e pa pergjegjeshme qendron ne gabimet e pasivitetin e saj.
Prandaj dua te rikujtoj cfare kam thene per vaksinimin, ne kete situate te rende kur Shqiperia eshte shume larg imuniteve pasive dhe atij vaksinues:
1- Eshte faj e mashtrim edhe me i rende i Qeverise ndaj Shqiptareve tu ofroje akoma vaksina te pa certifikuara, kineze e ruse te pa efekeshme.
Kjo duhet ndaluar e ndryshuar menjehere, si veproi dhe Kosova.
2-Nderkaq te gjithe ata, qe kane marre deri me sot keto vaksina, duhet te futen ne proces rivaksinimi te plote (me dy doza), me ato te miratuara nga EMA.
Kete po bejne dhe vende si Turqia, nga ne u furnizuam me vaksinat kineze.
3- Prej muajit tetor te organizohet aplikimi i dozes se trete per te vaksinuarit me ato te sigurtat, duke respektuar 6-9 muaj distance nga doza e dyte.
4- Duhet te zgjerohet gama e te vaksinuarve qe prej moshes 12 vjec.
5-Me realizimin e ketyre pikave hapet rruga e futjes ne perdorim te “Green pass”, me rregulla te qarta e demokratike.
6-Per te realizuar imunizimin e domosdoshem te 85% te popullesise me vaksinim te plote, kerkohen mbi 5,5 M doza te sigurta, e realizueshme kjo.
7-Ka dhe masa te tjera te domosdoshme te kerkuara, qe lidhen me rimodelimin e kujdesit paresor per forcimin e zgjerimin e games se procedurave Covid te tij, rimbursimet, pregatijen e te gjitha spitaleve, permiresimet e sherbimeve reanimacionit per te korregjuar indekset e tyre, liberalizimet ne treg, etj.
Por qe per te keqen e shqiptareve keto “kembana” nuk po e zgjojne Qeverine!
Pra dite me te keqija na presin!”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy