
Deputetja e PD,Grida Duma ka folur sot nga Elbasani teksa thksoi se Partia Demokratike nuk duhet të zvogëlohet.
Sipas saj, duhet ndërtimi I një komisioni nga deputetët e grupit parlamentar dhe ata të “Foltores”: të cilët duhet ta çojnë PD në proces zgjedhor.
Advertisement
“PD nuk duhet të zvogëlohet. E dalë forcë e tretë, personat që i bënë dëm PD duhet të tërhiqen pas. I kemi lënë kohë ditën e nesërme për të bërë hapat pas sikundër dhe ai e ka kërkuar. Nuk ka rrugë tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji, ndërtimi i një komisioni nga deputetët e grupit parlamentar dhe ata të Foltores të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve”, tha Duma.