Situata nga Covid/ 11 viktima në 24 orë, 15 pacientë në gjendje të rënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata nga Covid/ 11 viktima në 24 orë, 15 pacientë në gjendje të rënduar

Ministria e Shëndetësisë kapublikuar shifrat e personave të infektuar me Covid dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 11 persona pasi nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin. Gjithashtu janë kryer 1961 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 230 qytetarë, në këto bashki: 124 në Tiranë, 25 në Berat, 10 në Fier, 8 në Vlorë, Sarandë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, Durrës, Kavajë, Dimal, 3 në Krujë, Mat, Këlcyrë, 2 në Mallakastër, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Lezhë, Dibër, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.
Janë 8,012 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 11 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 51 vjeç nga Kruja, një qytetar 67 vjeç nga Vlora, një qytetar 69 vjeç nga Tirana, dy qytetarë nga 70 vjeç nga Pogradeci dhe Lushnja, një qytetar 73 vjeç nga Gramshi, dy qytetarë nga 74 vjeç nga Kavaja dhe Berati, dy qytetarë 78 vjeç nga Durrësi dhe Korça, një qytetar 79 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 266 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,377 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Nëntor 2021)

Advertisement

Raste të reja ditore 230
Të shëruar në 24 orë 266
Të shtruar në spitale 176
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 1961
Testime totale 1,330,611
Raste pozitive 189,355
Raste të shëruara 178,377
Raste Aktive 8012
Humbje jete 2,966
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,257
Fier 817
Shkodër 467
Durrës 430
Vlorë 446
Gjirokastër 371
Elbasan 343
Berat 306
Korçë 219
Lezhë 172
Kukës 99
Dibër 85

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy