Situata nga Covid/ Mbi 1 200 të infektuar, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata nga Covid/ Mbi 1 200 të infektuar, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 4,729 testime kanë rezultuar 1207 qytetarë të infektuar, teksa janë shënuar 3 humbje jete në 24 orët e fundit.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4,729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,207 qytetarë, në këto bashki: 552 në Tiranë, 63 në Durrës, 56 në Gjirokastër, 51 në Fier, 48 në Elbasan, 45 në Shkodër, 38 në Vlorë, 30 në Lushnje, 28 në Kamëz, 22 në Berat, 17 në Kavajë, 16 në Sarandë, 14 në Vorë, 13 në Divjakë, 12 në Lezhë, Shijak, Gramsh, Librazh, 11 në Kurbin, Korçë, 10 në Krujë, Patos, Përmet, Devoll, 8 në Tropojë, 7 në Skrapar, 6 në Dibër, Mat, 5 në Himarë, Belsh, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispil, Tepelenë, Prrenjas, 3 në Mirditë, Libohovë, Memaliaj, Pogradec, Poliçan, 2 në Pukë, Kukës, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, 1 në Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Maliq, Kolonjë, Dimal, Cërrik.

 

Advertisement

 

Janë 13,340 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Belshi 74 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Tirana 87 vjeç.

 

Advertisement

.

Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,114 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (09 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,207
Të shëruar në 24 orë 147
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,729

Advertisement

 

Testime totale 1,529,669
Raste pozitive 219,694
Raste të shëruara 203,114
Raste Aktive 13,340
Humbje jete 3,240

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Advertisement

Tiranë 6,531
Fier 1,201
Durrës 1076
Elbasan 936
Vlorë 809
Shkodër 805
Gjirokastër 528
Berat 437
Lezhë 389
Korçë 333
Dibër 185
Kukës 110

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy