S’ka koalicion me Alibeajn/ Ivi Kaso tregon planin e PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
S’ka koalicion me Alibeajn/ Ivi Kaso tregon planin e PD

Grupimi i Sali Berishës duket se nuk ka në plan të pranojë krijimin e një koalicioni me Enkelejd Alibeajn. Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso shprehet se bashkimi Berisha-Alibeaj nuk mund të bëhet për aq kohë sa ky i fundit pretendon zhbërjen e të gjithë aksionit politik. Kaso shtoi se ka pasur një ftesë të sinqertë nga kreu i PD, Sali Berisha për hyrje në betejën e zgjedhjeve vendore të 14 majit së bashku.

 

 

“Ka pasur vërtetë një ftesë të sinqertë të Partisë Demokratike, të kryetarit Sali Berisha por edhe të personave të tjerë të cilët mbajnë përgjegjësi politike në PD, në forumet ku ata militojnë kanë bërë ftesa për qasje pozicionesh, nuk do thoja për afrimin e personave të cilët nuk njohin, le të themi,  organet  zyrtare të PD, por së paku për të përqasë pozicione për të gjetur mundësinë, për të eksploruar mundësinë për tu përballur së bashku në garën elektorale. E njëjta gjë që tha Fatmiri përpara që vlen për funksionarë të ndryshëm të PD, të cilët mund të jenë pak refraktarë drejt një përafrimi pa kushte me palën tjetër. Sigurisht, kam vërejtur  edhe në vetë të parë që e njëjta gjë ekziston edhe qoftë nga zoti Alibeaj dhe qoftë edhe nga persona tjerë të cilët mbartin përgjegjësi. Me fjalë mund të jenë të hapur për negociata ose për t’I përafruar qëndrimet, por kurrsesi nuk duhet të kërkojnë në tryezën e negociatave dhe nuk mund të kërkojnë zhbërjen e gjithë aksionit politik prej një viti e gjysëm të PD. Nuk mund të të ulemi në tryezë negociatash dhe të diskutojmë ccdo lloj gjëje, por nuk mund të përfshijmë zhbërjen e 1 viti e gjysëm që na ka sjellë deri këtu”, tha Kaso.

Advertisement

 

Kaso theksoi se vendimet e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit nuk mund të zhbëhen nga askush. Sipas tij këto vendime janë marrë nga demokratët dhe janë të panegociueshme në tryezën e bashkimit të PD.

 

 

Advertisement

“Nuk mund të zhbëjmë gjithë aksionin politik që ka filluar me Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 dhe gjithccka që ëshët bërë deri më sot sepse besimi që kanë marrë organet  e PD dhe vendimmarrja e rëndësishme që është konkretizu në radhë të parë në Kuvendin e 11 dhjetorit të 2021 janë vendime që janë marrë nga demokratët, nga forumi mëiI lartë i demokratëve. Qoftë kryetari i PD, qoftë kushdo tjetër poshtë tij nuk mundet të dalë mbi vendimin e sovranit, në këtë rast që është Kuvendi I demokratëve. Kështu që mund të ketë platforma shumë të mira diskutimi, por platformat që synojnë asgjësimin e gjithcckaje që ke bërë ti me aksionin politik që të ka sjellë deri këtu, sigurisht që nuk janë baza më e mirë për të nisur një negociatë serioze”, shtoi ai.

 

Në të njëjtën kohë Kaso ka theksuar se vendimi i 3 Marsit për vulën e PD nuk do të ndryshojë asgjë në aksionin e kësaj force politike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy