S’Ka plehra kimikë për të mbjellat/ Fermerët nuk i blejnë dot për shkak të taksës së Imputeve Bujqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
S’Ka plehra kimikë për të mbjellat/ Fermerët nuk i blejnë dot për shkak të taksës së Imputeve Bujqësore

TVSH-ja 10% që aplikohet që prej 1 janarit për inputet bujqësore vetëm sa shtrenjtoi më tej çmimet.Ky është Shpëtim Allushi, fermer në zonën e Maminasit, i cili tokën e ka mbjellë me grurë.

 

Por tani nuk ka mundësinë ekonomike për ta plehëruar bimën sepse çmimet janë trefishuar në krahasim me një vit më parë.

 

Advertisement

SHPETIM ALLUSHI

FERMER

FERMERI

“Sivjet nuk kemi hedh asnjë dorë, si do t’ia bëjmë për ta korrur nuk dimë, gruri është zverdhur. Vjet ishte 33-34 mijë lekë, sivjet 110, trefish më shtrenjtë.”

Advertisement

 

 

Për të hedhur plehrat kimikë, bujqit kanë edhe pak ditë në dispozicion. Në rast të kundërt, mundi i tyre do të shkojë dëm.

 

Advertisement

 

DRITAN KARREÇI

FERMER

“Po nuk i hodhëm tani deri në 10 shkurt, nuk vlen më sepse nuk rritet. Korre për bar pastaj.”

Advertisement

 

Nëse nga qeveria nuk merren masa për t’i mbështetur drejtpërdrejt fermerët, shumë shpejt të mbjellat do të zëvendësohen nga ferrat.

 

 

Advertisement

DURIM ALLUSHI

FERMER

 

“Deri tani kemi rezistuar, por fundi do të jetë shumë i afërt.”

Advertisement

 

Teksa thonë se rritja e çmimeve të inputeve bujqësore është e pashmangshme përsa kohë janë mallra importi, operatorët në treg tregojnë se fermerët po shohin mundësitë e mbijetesës.

 

 

Advertisement

AGIM RAMETA

FARMACI BUJQESORE

“Fermerët nuk kanë blerë si përpara, vijnë këshillohen dhe thonë si të mbajmë bimën gjallë dhe t’i hedhim më pak.”

 

Advertisement

Pavarësisht kundërshtimeve të shumta, qeveria vendosi TVSH 10% për inputet bujqësore, duke argumentuar se njerëzit e bujqësisë do të mbështeten drejtpërdrejt.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy