Skandali i Safet Gjicit/ “Rithemelimi”: Të caktohen sa më shpejt zgjedhjet e reja, akt që përdhos institucionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandali i Safet Gjicit/ “Rithemelimi”: Të caktohen sa më shpejt zgjedhjet e reja, akt që përdhos institucionin

Pushteti i fituar në zgjedhje jo të ndershme dhe pa të drejtë çon në abuzime me postin, shprehet “Rithemelimi”, lidhur me video-skandalin e Safet Gjicit, ish kreu i Bashkisë Kukës.

 

“Rithemelimi” në një deklaratë zyrtare kërkon që kryeministri Edi Rama të njoftojë Presidencën sa më shpejt për vakancë, në mënyrë që ky institucion të caktojë datën e re të zgjedhjeve për Bashkinë Kukës.

 

Advertisement

Aktin e Gjicit, “Rithemelimi” e cilëson si përdhosje të institucionit, që sipas kësaj force është në fakt një sistem i ngritur prej një dekadë nga partia në pushtet.

 

Reagimi i plotë:

 

Advertisement

Video e publikuar sot, që përmban një regjistrim të pahijshëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë në vëmendje të opinionit disa fakte që lidhen me pushtetin dhe abuzimin me të.

 

Së pari, është përdorimi i zyrës së kryebashkiakut si dhomë gjumi apo shtëpie publike, çka shënon mungesën e respektit për institucionet dhe për votuesit.

 

Advertisement

Së dyti, është shenjë se pushteti i fituar pa të drejtë, me para dhe abuzime elektorale, çon në sjellje të tilla të padenja për një funksionar publik dhe prind.

 

Së treti, video e Gjicit është shenja se pushteti i Edi Ramës nuk ushtrohet ndryshe veçse duke shkelur ligjin dhe kodet e etikës, duke përdhosur zyrat e shtetit. Pushtetit të tij nuk i mjaftojnë shtëpitë, hotelet, makinat. Ky pushtet, pasi merr me forcën e abuzimit elektoral zyrat e shtetit, i kthen ato në “distrikt të dritave të kuqe”.

 

Advertisement

Ky është një sistem që ngrihet prej një dekade tashmë, dhe video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij. Abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin, për të ushtruar presion, merr formën më të plotë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve. Safet Gjici, si produkt i zgjedhjeve të abuzuara dhe shtrembëruara, nuk mund të kishte fund tjetër. Safet Gjici si modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug, nuk mund të podhonte trashëgimi tjetër veç asaj që la në Kukës. Një qytet të zbrazur nga ku duan të ikin të gjithë, me stadium dhe aeroport ku nuk ka tifozë dhe as udhëtarë. Një zyrë kryebashkiaku e cila u vulos me zgjedhje të vjedhura dhe me nderin e institucionit dhe të trevës të përdhosur. Ndërkohë që organet e ligjit bëjnë punën e tyre, dhe duke qenë se vendi i kryetarit të Bashkisë është tashmë vakant, i bëjmë thirrje Edi Ramës të njoftojë Presidentin për vakancën, dhe ky i fundit të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. Kuksianët kanë të drejtë të flasin me votë dhe të zgjedhin kryetarin e tyre denjësisht. Ata që zgjidhen kulisave në kulisa e mbyllin, siç vërtetoi video-regjistrimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy