Skandali/ Laguna e Nartës ndotet me goma makinash nga persona të papërgjegjshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandali/ Laguna e Nartës ndotet me goma makinash nga persona të papërgjegjshëm

Këto janë pamjet e lagunës së Nartës këtë të shtunë.

Dhjetëra goma makinash janë hedhur përgjatë sipërfaqes ujore të lagunës duke e kthyer atë në një venddepozitimi mbetjesh.

Për autoritetet situata mbetet shqetësuese pasi krahas gjuetisë së paligjshme po përballen dhe me fenomenin e ndotjes.

 

Advertisement

LORELA LAZAJ

DREJTORE E ZONAVE TE MBROJTURA VLORE

 

Nuk do thoja vigjilencë e humbur pasi po ta shohim kundravajtësit kanë përdorur një element shumë karakteristik, kanë përdorur një zonë që është shume vështirë për t’u aksesuar dhe e kanë bërë me dashakeqësi për të fshehur aktin e tyre. Sepse për të arritur këtu dhe neve na u desh shumë kohë. Mendoj se kanë shfrytëzuar pikërisht këtë aspekt. Realisht është një problem që po bëhet gjithmonë e më prezent. [..]Të gjithë rastet janë referuar në institucionet përkatës biles i jemi drejtuar dhe prokurorisë.

Advertisement

 

Fenomeni i ndotjes prej kohësh ka përfshirë edhe pyllin e Sodës. sipas banoreve të zonës mbetjet kryesisht hidhen gjatë natës.

 

Në zonën e lagunës së Nartës 30-40 goma, plastika dhe ndotje të tjera. Dëm shumë nuk ka, por për bagëtinë janë të dëmshme. I hedhin natën. Makina s’kemi parë, gjithmonë i hedhin natën.

Advertisement

 

Ndërkohë punonjësit e agjencisë së zonave të mbrojtura bën të mundur largimin e gomave, ndërsa rastin e denoncuan pranë autoriteteve ligjzbatuese.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy