Skandali seksual i Gjicit/ Alma kërkon masë më të butë sigurie, flet avokatja: Të dhëna të tjera do dalin në dritë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandali seksual i Gjicit/ Alma kërkon masë më të butë sigurie, flet avokatja: Të dhëna të tjera do dalin në dritë

Të dhëna të reja mund të dalin në pah lidhur me skandalin seksual të ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Ky është qëndrimi i avokates së Alma Kacit para gazetarëve, pas shtyrjes kërkesës së klientes së saj për rishikim të masës së sigurisë dhe zbutjen e saj.

 

“Gjykata e shtyu për një datë tjetër, ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë “arrestin në shtëpi” ose do ndryshojë masë.

 

Advertisement

Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit.

 

Korrupsioni aktiv nuk kemi, nuk ekzistojnë. S’kemi bërë asnjë ndryshim deri tani”,  tha avokatja.

 

Advertisement

Alma Kaci kërkoi sërish zbutjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” që organet kompetente i kanë vendosur më herët, për shkak të hetimeve që po kryhen për video-skandalin seksual në zyrat e Bashkisë Kukës.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy