S’mori pjesë në “Foltoren” e Berishës/ Reagon deputeti: S’jam në PD për hatër të askujt, nuk dal nga institucionet e partisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
S’mori pjesë në “Foltoren” e Berishës/ Reagon deputeti: S’jam në PD për hatër të askujt, nuk dal nga institucionet e partisë

Deputeti demokrat Flamur Hoxha sqaroi për të gjithë ndjekësit e tij dhe opinionin public mungesën e tij në “Foltoren” e Sali Berishës, zhvilluar të martën në Kukës, bastin i kësaj force politike.

Hoxha shkruan në facebook se ai është pjesë e institucionit të PD dhe e forumeve zyrtare të zgjedhura me votat e demokrateve, përfshirë këtu edhe të qënit në grupin parlamentar.

Deputeti demokrat i Kukësit thotë se përkundër zërave, ai nuk ka ndërmend të dalë nga pjesa institucionale e PD.

 

Advertisement

Unë jam votuar nga mijëra qytetarë e demokrate kuksiane që të jem deputet i PD. Ndjehem krenar dhe jam mirënjohës thellësisht votuesve të mi e të PD.

Unë jam një individ në oqeanin PD, kontribues i përjetshëm pa kushte dhe gjithnjë pranë në kohërat e vështira te saj.

Njerëzit që më kanë njohur e dinë se nuk jam rastësisht në anijen PD, nuk jam rastësisht antikomunist të cilën e kam të shkruar në lëkurë me plumba.

Edukata, pjekuria e formimi im më kanë diktuar gjithmonë të jem institucional. Prandaj jam e do të jem pjesë e institucionit të madh PD, pjesë e forumeve zyrtare të zgjedhura me votat e demokratëve, pjesë e grupit parlamentar të PD.

Advertisement

I mirëkuptoj zërat spontane që thërrasin të dalim nga institucionet por nuk e kam menduar kurrë të dal nga institucioni i shenjtë PD.

 

Unë nuk jam në PD per hatër te askujt as për mëshirë te ndokujt,, shkruan mes të tjerash Flamur Hoxha.

 

Advertisement

Jeta ime si dhe fjala është e shenjtë edhe në misionin fisnik per te kontribuar politikisht në PD ku gjendem natyrshëm. Unë nuk jam në PD per hatër te askujt as për mëshirë te ndokujt, jam në PD për hir të familjes e historisë time. Miq demokrate, jemi shumë e më shumë të bashkuar, jemi pak për të qenë të ndarë e të përçarë, garojmë në kontribute për PD dhe jo në përfitime prej saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy