Sonte mbrëmja e Rock-ut në “Këngë Moj”/ Spektakli i muzikës vijon rrugëtimin në trevat shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sonte mbrëmja e Rock-ut në “Këngë Moj”/ Spektakli i muzikës vijon rrugëtimin në trevat shqiptare

Spektakli “Këngë Moj” vijon rrugëtimin e tij, duke sjellë muzikën më të mirë shqiptare të të gjitha trevave.

Kjo e martë i dedikohet natës “Rock Folk Kosova”. Emrat më në zë do të interpretojnë për rreth dy orë në skenën këngët e përzgjedhura.

Advertisement

ALBINA KELMENDI

KENGETARE

“Gjithmonë ëështë kënaqësi me qenë në mesin e muzikantëve më të dallum, me një skenë kaq të mrekullueshme. Më la shije ajo hera e parë që isha e prandaj jam në këtë natë sonte.”

Advertisement

 

ERIK LLOSHI

KENGETAR

Advertisement

“Në një spektakël të tillë që është shumë me vlerë dhe ka vlerë të muzikës tonë shqiptare që është shumë e bukur. Dhe jo vetëm të muzikës shqiptare por edhe kosovare. Bashkimi i këtyre dy muzikave bën që te kemi një folklor shumë të mirë.”

 

Në këtë mbrëmje përveç surprizave nuk do të mungojnë as të ftuarit nga Kosova. Një prej tyre është edhe këngëtari Florent Abrashi.

Advertisement

FLORENT ABRASHI

KENGETAR

Advertisement

“Me të vërtetë është emocion për mu. E kam përcjell shumë herë emocionin. Edhe kam edhe një farë emocioni, është si një barrë ekstra që kam ardh me përfaqësu rrokun kosovar. Bendi dhe orkestra është i jashtëzakonshëm e mezi po pres me i tregu çka ka nga Kosova, publikut nga Shqipëria.”

Prania e publikut në sallë shtoi edhe më shumë emocionet e interpretuesve, ndërsa teleshikuesit do të kenë mundësi ta ndjekin spektaklin “Këngë Moj” mbrëmjen e kësaj të marte në ekranin e Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy