Sot çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jenë temperaturat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jenë temperaturat

Ditën e sotme si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të vranët, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët e mesatarë.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri pas mesditës kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike duke risjellë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Edhe gjatë natës, vendi ynë do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 18°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy