Sot dalin emrat e qeverisë së re/ Zbardhet axhenda e Asamblesë së PS-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot dalin emrat e qeverisë së re/ Zbardhet axhenda e Asamblesë së PS-së

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të enjte Asamblenë Kombëtare. Gjatë këtij aktiviteti, kryemininistri Edi Rama pritet të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Deri më tani ai ka rikonfirmuar publikisht në detyrë Taulant Ballën si kryetar të grupit parlamentar dhe Elisa Spiropalin si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Advertisement

Në fund të Asamblesë, publiku do të njihet edhe me anëtarët e Kryesisë së re, drejtuesit politikë të qarqeve dhe Sekretariatin Ekzekutiv të partisë.

Rendi i ditës:

Advertisement

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

  1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

  1. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

Advertisement

III. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy