Sot Fiter Bajrami/ Mijëra besimtarë myslimanë falin Namazin në sheshin “Skënderbej”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot Fiter Bajrami/ Mijëra besimtarë myslimanë falin Namazin në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimane në Shqiperi dhe mbarë botën festojnë sot Fiter Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam.

 

Fiter Bajrami vjen fill pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe është kurorëzim i agjerimit 30-ditor, ku besimtarët sakrifikojnë ujë e ushqim në emër të Zotit.

 

Advertisement

Karakteristike e muajit të Ramazanit dhe ditës së Fiter Bajramit është dhënia e Sadakasë, ose shpërndarja e të mirave monetare , ushqime dhe sende të nevojshme për familjet në nevoje.

 

Mengjësi festiv për besimtarët muslimane nisi me familjen e Namazanit të Fiter Bajramit, më pas urimet tradicionale mes besimtarëve dhe dreka pranë familjeve.

 

Advertisement

Namazi i Fiter Bajramit është falur kudo në sheshet dhe xhamite  e Shqiperise. Si zakonisht vëmëndja më e madhe dhe grumbullimi më masiv i njerezve ka qënë në Tiranë.

 

Mijëra besimtarë janë falur në sheshin “Skënderbej” në prani të klerikeve më të lartë të fesë islame në vendin tonë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy