Sot Gjykata Kushtetuese vendos për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot Gjykata Kushtetuese vendos për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019

Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese pritet që të dalë sot me një vendim përfundimtar, nëse zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019 ishin legjitime apo jo.

Komisioni i Venecias “çertifikoi” në fakt pak javë më parë zgjedhjet e 30 Qershorit dhe nuk këshillonte Gjykatën Kushtetuese që t’i përsërisë zgjedhjet e 30 Qershorit.

Veç te tjerash aktualisht 6 bashki janë pa kryetar  të zgjedhur, dhe mazhoranca nga ana e saj është shprehur e gatshme për një përballje të parakohshme elektorale lokale me demokratët.

Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja qe drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar Kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndroje në detyre.

Advertisement

Ndersa 5 bashkitë e tjera, Durresi, Rrogozhina, Vora, Lushnja dhe Dibra  vijojnë punën me kryetar të komanduar., per arsye te ndryshme, me kryetar te dorehequr, te shkarkuar ose qe kane nderruar jete.

Nese Kushtetuesja lë në fuqi 30 qershorin e 2019, Presidenti Meta eshte i detyruar te dekretoje date zgjedhjesh te pjesshme vetem per bashkite qe nuk kane aktualisht nje kryetar te zgjedhur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy