Sot mbrëmja e pestë e “AGT”, garë e fortë mes konkurrentëve që do të përballen me gjykimin e jurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot mbrëmja e pestë e “AGT”, garë e fortë mes konkurrentëve që do të përballen me gjykimin e jurisë

Sonte në mbrëmje vjen nata e pestë e audicioneve të “Albania’s Got Talent”, spektaklit që po thyen rekorde shikueshmërie në ekranin e Vizion Plus.

Katër anëtarët e jurisë, Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Elsa Lila dhe Kastro Zizo do të përballen sërish me sfidën e vështirë të përzgjedhjes së talenteve më të spikatura, që do të vijojnë garën drejt netëve gjysmëfinale. Në çdo puntatë, vendimet e tyre janë jo vetëm të ndjeshme, por shpesh edhe emocionuese, duke i vendosur ata përballë dilemave të mëdha.

Ndërsa audicionet po i afrohen fazës finale, konkurrentë të rinj do të kërkojnë të sigurojnë “Golden Buzzer”-in e mbrëmjes për t’u bashkuar me tre finalistët e deritanishëm, Diego Zelka, Nikolas Bushi dhe iluzionistin Dashnor Bushi.

A do të mundet ndonjë prej tyre të bindë Agron Llakajn, anëtarin e vetëm të jurisë, i cila ende nuk e ka shtypur butonin e artë?

Advertisement

Hoara me lëvizjet e saj të veçanta në kërcim, “Break the floor” që vijojnë të ruajnë traditën e bukur të valleve, vogëlushja Ema që pushtoi skenën me zërin e saj, ishin sërish disa prej interpretimeve që kanë rrëmbyer vëmendjen e audiencës gjatë kësaj jave.

Ky produksion i Vizion Plus premton një tjetër të hënë plot surpriza. Mos e humbisni prezantimin e talenteve e radhës, por dhe shumë surpriza, sot në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy