Sot, mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot, mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë

Sot vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike sikurse te premten.

 

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht në relievet malore dhe zonën e veriut. Duke filluar nga orët e pasdites shtim vranësirash deri të dendura si dhe reshje shiu të dobta në zonën e veriperëndimit.

 

Advertisement

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës pëgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore do të fitojë shpejtësi deri në 12-15m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 7 deri 20°C, në zona e ulëta 8 deri 25°C, në zona bregdetare 10 deri 25°C

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet gradualisht nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.

Advertisement

 

Përgjatë vijës bregdetare perëndimore të rajonit dhe pjesërisht zonën perëndimore moti parashikohet i vranët si dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve.

 

Pjesa tjetër e Rajonit parashikohet me mot kryesisht me diell por shtim gradual vranësirash deri të dendura.

Advertisement

 

Pjesa më e madhe e Kontinentit Europian parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu e dëbore ndikuar nga një qendër e thellë e presionit atmosferik pozicionuar në veri të kontinentit.

 

Pjesa lindore e rajonit të Ballkanit si dhe pjesa lindore e kontinentit parashikohen me mot të qëndrueshëm me diell e vranësira kalimtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy