Sot në të gjithë vendin ‘Dita pa makina’, rrugët ku kufizohet qarkullimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot në të gjithë vendin ‘Dita pa makina’, rrugët ku  kufizohet qarkullimi

Këtë të dielë jo vetëm në Tiranë por në disa qytete të vendit do të jetë “dita pa makina”.

 

Në vendimin e fundit të qeverisë është vendosur që çdo e dielë e parë e muajit do të jetë “Dita pa makina” si një nismë për të kursyer karburant.

Në kryeqytet janë marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve për ditën e sotme në disa rrugë të qytetit, ku kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Po ashtu ky vendim do të respektohet edhe në qytetet e tjera, ku në Belsh ku sot do të ndalohen të qarkullojnë brenda qytetit automjetet duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Advertisement

 

Në Berat, në mungesë të automjeteve, pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive. Po ashtu edhe në Durrës kufizimi i qarkullimit do të fillojë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00.

 

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Fierit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës, ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit.

Advertisement

 

Në Lezhë do të jenë të bllokuara rrugët kryesore të qytetit nga ora 08:00-16:00.

 

Në ditët pa makina, dy prej akseve kryesore rrugore të qytetit të Kukësit, nga ora 10:00 deri në orën 21:00, do të kenë kufizim të qarkullimit të të gjithë automjeteve, përveç mjeteve të emergjencës, ambulancë, zjarrfikëse, mjete të policisë së shtetit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy