Sot nis “Armiku i Popullit”/ Moderimi i besohet pedagogut Rezart Prifti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot nis “Armiku i Popullit”/ Moderimi i besohet pedagogut Rezart Prifti

Rikthehet në ekranin e Vizion Plus emisioni komiko-satirik “Armiku i Popullit” në sezonin e tij të tretë.

Çdo të mërkurë ky program do t’ju shoqërojë për rreth 1 orë e 30 minuta pa ndryshuar mision: parodizimin e fenomeneve, personazhe dhe ngjarjeve pikante dhe paraqitjen e tyre përmes humorit fin, të moderuar nga pedagogu Rezart Prifti. Ky sezon është një sfidë e re për rrugëtimin e moderatorit, i cili do të sjellë dhe risi në këtë program.

REZART PRIFTI
MODERATOR

“Kur më erdhi ftesa ishte diçka që unë e prita me shumë qejf, me shumë kënaqësi sepse ishte një projekt që unë e prsja prej kohës qoftë në televizion, qoftë në radio. Ndoshta njerëzit presin që erdhi ky tipi tani dhe do sjelli diçka ndryshe por une jam njeri i proceseve, pra mendoj që çdo gjë bëhet me një farë procesi, nuk bëhet brenda ditës. Uroj që të shkojë drejt një niveli tjetër, drejt një formati më novativ dhe këtë vit do mundohemi të integrojmë disa elementë që kanë të bëjnë jo vetëm më banalitetin e përditshmërisë por si ta godasësh atë me humor dhe ta thuash që nuk bëhet kështu.”

Advertisement

Nuk do të mungojnë as të ftuarit special në këndin e intervistave

“Për të ftuarit jemi në një dyshim të madh sepse unë isha për të bërë intervista jashtë normales. Jo a u poq buka, e pive kafen e mëngjesit apo budallallëqe që dëgjojmë përditë. Unë dua intervista që të jenë më drejt realitetit, më sfiduese, që personazhet të dalin pak nga zona e tyre e rehatisë.”

Asnjë ndodhi dhe fenomen nuk do t’i shpëtojë syrit të “Armikut të Popullit”, ndaj mos e humbisni sonte në orën 21:00.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy