Sot, reshje thuajse në të gjithë vendin, priten stuhi, rrufe dhe breshër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot, reshje thuajse në të gjithë vendin, priten stuhi, rrufe dhe breshër

Një qëndër e presionit të ulët e pozicionuar në detin Adriatik do të ndikoj kushtet meteorologjike përkete te premte. Moti parshikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

 

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bredgetare, dhe gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet mesatar.

 

Advertisement

Lokalisht reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në mbremje reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente vetëm në pjesën juglindore të vendit.

 

Era nga juglindja e jugperëndimi-veriperëndim me shpejtësi mesatare  1-7m/s, e sila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri 15m/sek.  Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen:në zona malore 15 deri 27°C , në zona e ulëta 16 deri 30°C dhe në zona bregdetare 18 deri 30°C.

 

Rajoni i Ballkanit do të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu ne pjesën më të madhe të rajonit.

 

Advertisement

Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike deri në orët e measditës më pas reshjte e shiut do të humbasin territor duke mbetur prezente vetëm në pjesën jugore të rajonit.

 

Sa i përket Kontinentit Europian, Europa  Jugore dhe Franca pritet të jenë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu të herëpasherëshme.

 

Advertisement

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshem të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy