
Sot e gjithë vëmendja e opinionit public është e përqëqndruar në selinë e PD.
Berisha ka paralajmëruar proteste në ambjentet e selise blu, për të nxjerre nga zyrat Lulzim Bashën dhe për tia kthyer shtëpine e tyre demokrateve, sic thotë vetë lideri historik i të djathtëve.
Ai i bëri thirrje te gjithë demokrateve që të mblidhen në seli në orën 12:00.
Mirëpo kjo gjë nuk e ka penguar Bashën që të oragnizojë bashkë me stafin e tij punet për takimet dhe axhenden e përditshme në PD.
Madje kryedemokrati ndryshe nga cdo ditë tjetër, këtë të shtunë ka mberritur në seli që në orën 08:30.
Dhe me atë rast duke gjetur para selisë vëmendjen e madhe mediatike, nuk ka nguruar te ngacmojë gazetarët:
“Qenkeni zgjuar shumë herët”, tha mes të tjerash Basha duke ngritur dy gishtat lart.