
Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit të vendit, Ilir Meta për shuarjen e masës së sigurisë.
Avokati i tij Kujtim Cakrani është paraqitur në ambientet e Gjykatës mëngjesin e sotëm.
Po sot, në orën 11:00 do të mbahet seanca paraprake për dosjen “Meta”.
Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo.
Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit të Kryemadhit. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.