Sot vendimi për dosjen “Beleri”, gjykata vendos nëse do të kalojë për gjykim apo jo

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot vendimi për dosjen “Beleri”, gjykata vendos nëse do të kalojë për gjykim apo jo

Gjykata e Posaçme vendos sot nëse dosja ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, do të kalojë apo jo për gjykim.

 

Gjyqtarja e Posaçme, Flojera Davidhi, mund të vendosë nisjen e procesit, pushimin e akuzave, ose kthimin e çështjes për rihetim në Prokurorinë e Posaçme.

 

Advertisement

Çështja “Beleri” ka sjellë përplasjen e Tiranës dhe Athinës zyrtare, pasi kjo e fundit pretendon se qëndrimi në qeli i të mandatuarit të bashkisë Himarë, është politik.

 

Beleri u arrestua 2 ditë përpara përballjes me kandidatin e partisë socialiste, Jorgo Goro në garë për të fituar bashkinë himarë, nën akuzën e korrupsionit zgjedhor në vendoret e 14-majit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy