Sot zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 6 degë të PD/ Ja emrat e kandidatëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 6 degë të PD/ Ja emrat e kandidatëve

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e sotme,  do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 6 degë të PD.

 

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.

 

Advertisement

Kandidatët për Kryetarë në degët ku sot zhvillohen zgjedhje, janë si më poshtë vijon:

1. Dega PD Berat

1. Shyqyri Hajrulla Duro
2. Ermal Luan Dollani
3. Oltion Ali Merdari
4. Afrim Njazi Merko

2. Dega PD Librazhd

Advertisement

1. Ilirjan Alliu
2.Ndricim Lila
3.Shefki Cota

3. Dega PD Prrenjas

1. Arjan Karriqi
2. Ardian Leka

4. PD dega 1 Tiranë

Advertisement

1. Alban Fehmi Petku
2. Fetah Xhemal Hasanaj

5. PD Dega 5 Tiranë

1. Alfred Tusha
2. Andon Frrokaj
3. Dritan Kociaj
4. Enkeleda Mushi
5. Fatmir Myrta

6. PD dega 8 Tiranë

Advertisement

1. Gazmend Ahmet Sallaku
2. Ylli Fadil Subashi

Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy