Spaho u largua nga komisioni hetimor/ Reagon PD:  Partia e re e Nongratave në mbrojtje të vjedhjes në aferën e inceneratorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spaho u largua nga komisioni hetimor/ Reagon PD:  Partia e re e Nongratave në mbrojtje të vjedhjes në aferën e inceneratorëve

Partia Demokratike ka reaguar pas largimit të deputetit Edmond Spahos, nga komisioni hetimor për inceneratorët.

 

Sipas PD, të shpallurit non grata dhe ata të pashpallurit janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg.

 

Advertisement

Në reagimin e PD theksohet se komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave.

 

“Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg.

Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës.

Advertisement

 

Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave. Kjo si duket ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe Nongrates. PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje.
Inkurajojmë SPAK të veprojë pa humbur kohë e te çojë para drejtësisë, urdhëruesit, abuzuesit, shpërdoruesit dhe përfituesit e 430 milion eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve.

 

Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të këtë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”, thuhet në reagimin e PD.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy