SPAK: Ish-Ministri Fatmir Mediu po hetohet edhe për korrupsion dhe pastrim parash

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK: Ish-Ministri Fatmir Mediu po hetohet edhe për korrupsion dhe pastrim parash

15 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, Ish-Ministri i Mbrojtjes në atë kohë Fatmir Mediu po hetohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për korrupsion dhe pastrim parash. Organi i akuzës po verifikon rolin e tij ne shitjen e municioneve luftarake ndaj dy kompanive të huaja, njëra me seli në Qipro e tjetra në Florida të SHBA-së.

 

SPAK

Advertisement

Gjatë hetimeve të këtij proçedimi penal janë kryer gjithashtu veprime të mëtejshme në lidhje me proçedurën e shitjes së municioneve luftarake nga ministria e mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO” ndaj shoqërive të huaja “EVDIN” ltd, me seli në Qipro dhe “AEY”, me seli në Florida.

 

Ndërsa, për dy akuzat ekzistuese ato të shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe i kërkoi Gjykatës dërgimin në gjyq.

 

Advertisement

Fatmir Mediu i marrë i pandehur nga gjykata për këto dy akuza, u hetua në lidhje me proçesin e çmontimit të municioneve në fshatin Gërdec, bashkë më funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtes, pasi kishte nxjerrë disa akte nënligjore.

 

Përmes këtyre V.K.M-ve, ata dyshohet se kanë dëmtuar interesat e shtetit duke i sjellë përfitime të paligjshme shoqërive që kishin për detyrë demontimin e armëve.

 

Advertisement

Çështja ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu u rihap pas 12 vitesh, pas kallëzimit të bërë nga familja Durdaj, e cila humbi të birin 7 vjeçar në tragjedi.

 

Për po të njëjtën çështje më 26 janar SPAK pyeti edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berishën lidhur me një shkresë zyrtare që mban emrin e tij dhe që ishte nisur nga Ministria e Drejtësisë drejt ministrisë së mbrojtjes.

 

Advertisement

Për këtë cështje në dhjetor të vitit të kaluar është pyetur edhe ish ministri I drejtësisë Aldo Bumci.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy