SPAK kërkon arrestimin e tij/ Avokatët: Ahmetaj ka ikur jashtë Shqipërisë për arsye familjare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK kërkon arrestimin e tij/ Avokatët: Ahmetaj ka ikur jashtë Shqipërisë për arsye familjare

Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria për arsye familjare, kështu pretendohet nga dy avokatët e tij, Ardian Visha dhe Henrik Logori.

 

Këshilli i Mandateve po vijon mbledhjen për të dytën ditë radhazi, ku po shqyrton kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish numrit dy të qeverisë.

 

Advertisement

Opozita ka kërkuar që çështja të kalojë në kuvend në seancën e radhës, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se çështja do të shqyrtohet javën e ardhshm.e

 

Nga ana tjetër, pala mbrojtëse e ish zv/kryeministrit do të argumentojë se përse kuvendi nuk duhet të japë autorizimin për arrestimin dhe kontrollin e banesës së deputetit socialist Ahmetaj.

 

Advertisement

Pasi të jetë dëgjuar dhe pala mbrojtëse Këshilli i Mandateve do të duhet të përgatisë një raport mbi pranimin ose refuzimin e kërkesës. Ky raport, më pas dërgohet në parlament për t’u votuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy