SPAK-u ka “vdekur”/ Pastruesja vodhi hajdutin, njeriun e Ahmetajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK-u ka “vdekur”/ Pastruesja vodhi hajdutin, njeriun e Ahmetajt

Vjedhja e 540 mijë eurove nga Rozeta dhe Havir Dobi në banesën e ish këshilltares së Arben Ahmetajt ka sjellë reagime të shumta në opinionin publik.

 

Avokati Altin Goxhaj në studion e Quo Vadis përballë Pranvera Borakajt u shpreh se SPAK ka “vdekur” dhe sipas tij, punën që bëri pastruesja duhet ta kishte bërë me kohë Prokuroria e Posaçme.

 

Advertisement

Pastruesja sipas avokatit vodhi krahun e djathtë të Arben Ahmetajt, ndërsa shtoi se duhet të ishin ushtruar me kohë kontrolle në banesën e këtij të fundit dhe Alda Klosit.

 

Në bankën e të akuzuarve nuk duhet të ishte vetëm dora e dytë, por edhe dora e parë e vjedhjes. Dora e parë e vjedhjes ishte viktima dhe viktima nuk është thjesht një zyrtar që e kapi rrjeta, duke e nxjerrë blof dhe lakuriq mes publikut se ajo kishte një sasi parash të pajusifikuara që kuptohet që i vetmi burim është korrupsioni, kur je punonjës publik dhe nuk ke biznese të tjera. Ajo që është e kuptueshme është që SPAK ka vdekur. Viktima është krahu i djathtë i personit që duhet të ishte arrestuar me kohë, Arben Ahmetaj, i cili është kaq i implikuar në aferën e inceneratorëve dhe afera të tjera, sa vetëm SPAK nuk po e sheh se të gjithë shqiptarët e kanë parë.

 

Advertisement

Krahu i tij i djathtë që ka lëvizur gjithë letrat është viktima. Atë që bëri pastruesja duhet ta bënte SPAK kohë më parë. Të bënte kontrollin e shtëpisë së saj dhe të shtëpisë së Ahmetaj. Pra këto lekë duhet të ishin gjetur kohë më parë. Atë punë që nuk bëri SPAK e bëri pastruesja, e cila vodhi hajdutin”, tha Goxhaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy