
Sot mbahet samiti i Bashkimit Evropian ku do të prezantohen konkluzionet për zgjerimin dhe për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Takimi i kësaj të marte i paraprin mbledhjes së këshillit evropian, i cili do të zhvillohet më 16 dhjetor, ku do të marrin pjesë krerët e shteteve anëtare të BE-së.
Advertisement
Por shanset që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të marrin dritën jeshile janë të pakta. Qeveria e re në Bullgari nuk ndryshon qëndrim për veton ndaj Shkupit.