Stepja e Kosovës kundrejt “Open Balkan”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stepja e Kosovës kundrejt “Open Balkan”

Open Balkan u deklarua për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë. Më 29 korrik 2021 në Ohër, Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e qarkullimit të mallrave, unifikimin e tregut të punës dhe bashkëpunimin kundër katastrofave.

Tre marrëveshjet e firmosura për Ballkanin e hapur, kanë të bëjnë me:

Mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

Mirëkuptimin midis tre vendeve për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

Advertisement

Qarkullimin e lirë në tregun e punës, si, dhe mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.

Në takimin e fundit midis kancelares gjermane dhe kryeministrit të vendit tonë ky i fundit vazhdoi të përshkruante Ballkanin e Hapur si një “fëmijë i procesit të Berlinit”. I nisur në vitin 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel, komponenti i tij më i rëndësishëm i procesit të Berlinit, është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synon që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidh mes vetes në fushat e transportit dhe energjisë, dhe më vonë kjo lidhje të zgjerohet edhe në shkëmbimin për rininë dhe në bashkëpunimin ekonomik. sipas kryeministrit Rama,  Ballkani i Hapur nuk është asgjë më shumë se një mjet i rajonit tonë për të zbatuar qëllimet e Procesit të Berlinit.

Deri tani pjesë e kësaj iniciative janë bërë vetëm këto tre vende ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina kanë hezituar t’i bashkohen.

Por, a mund të bisedohet për Ballkanin e hapur, kur Kosova ende figuron në Kushtetutën e Serbisësi pjesë e saj?Jo, pa njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, kjo nismë rajonale nuk ka asnjë kuptim.

Advertisement

Kryeministri Kurti është shprehur kundër nismës për “Ballkanine Hapur”. Nismë e cila ngjan më shumë me një Ballkan të Hapur për ndikimet nga Lindja.

Për Kosovën kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative dhe  Serbia është shumë më e fuqishme ekonomikisht se vendet e tjera dhe palët janë të pabarabarta.Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk e njohin Kosovën si shtet, madje e mohojnë. Aty do të injorohej shtetësia e Kosovës. Do të legalizohej obstruktiviteti politik i Serbisë kundër Kosovës drejtpërdrejt, por edhe duke e instrumentalizuar një pjesë të serbëve të veriut të Kosovës për ta destabilizuar politikisht vendin, por edhe për ta zhvilluar kriminalitetin ekonomik. E në anën tjetër, Kosova do të shërbente si tranzit midis Serbisë dhe Shqipërisë, duke u bërë lehtësira në transportin rrugor, pa ndonjë përfitim nga kjo.

Serbia, shteti më i fuqishëm i aleancës së “Ballkanit të Hapur” natyrisht është e interesuar për vërshimin e mallrave të lira dhe të shërbimeve të lira nga vendet fqinjë. Mospjesëmarrja e Kosovës në aleancat e tipit të “mini Shengenit-“Ballkan i Hapur”- realisht dhe qartë përcaktohet nga fakti se atë e drejton Serbia”. E vërteta është se procesi i Berlinit e ka vënë nën presion Serbinë, pasi të gjithë fqinjët e saj,përpos Bosnjës dhe Rumanisë, e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, dhe laku ndaj Serbisë ishte i fortë, në masë të konsiderueshme. Por këtë lak ndaj Serbisë ia largoi Shqipëria me “Ballkanine Hapur”.

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se jo gjithçka shkon vaj në marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti pas përplasjeve për nismën e “Ballkanit të Hapur”. Nuk është hera e parë që Rama kritikon Kosovën dhe drejtuesit e saj për mospranimin e përfshirjes në këtë nismë.Mbas vizitës së kancelares gjermane, Rama deklaroi se “Open Balkan” kishte mbështetjen e plotë dhe se Gjermania i kërkonte vendeve të cilat ishin kundër tëpërfshiheshin në këtë nisëm, si dhe e ftoi Kosovën të shfrytëzojë këtë mundësi dhe të lërë mënjan teoritë konspirative mbi “Open Balkan.

Advertisement

Përgatiti: Armela Toska

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy