“Stop censurës”/ Berisha reagon pas urdhrit të prokurorisë për mospublikimin e materialeve të hakëruara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Stop censurës”/ Berisha reagon pas urdhrit të prokurorisë për mospublikimin e materialeve të hakëruara

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas urdhrit të prokurorisë, ku iu kërkonte mediave që të mos publikonin asnjë informacion që publikonin hakerat.

 

Në një postim në Facebook, Berisha teksa ka kërkuar që të ndalet censura në media, është shprehur se ky është një akt antikushtetues.

 

Advertisement

Ai ka shprehur mbështetjen me mediat, dhe iu bën thirrje të mos pranojë të censurohen me urdhër të regjimit monist, siç e quan Berisha qeverinë e Ramës.

 

Stop censurës së shtetit monist!

 

Advertisement

Të dashur miq, pas shpartallimit të plotë, në një agresion të vërtetë nga hakcerët iranian të të gjithë infrastrukturës dixhitale dhe nxjerrës në treg të të gjithë të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të shtetit të kashtës së Edi Ramës, prokuroria e partisë, me urdhër policesk, urdhëron mediat të mos publikojnë të dhënat e publikuara për mbarë botën.

 

Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë akt antikushtetues, policesk të Edi Ramës, si një përpjekje të shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri.

 

Advertisement

Shpreh mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për mediat dhe ju bëj thirrje të refuzojnë me guxim çdo përpjekje të regjimit, për të vendosur censurën që karakterizon regjimet moniste si ky i Edi Ramës. Sb”, shkruan Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy