“Strategji 2024-2030 për të parandaluar migracionin”, Balla: Synojmë të kthejmë në Shqipëri vëllezërit dhe motrat tona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Strategji 2024-2030 për të parandaluar migracionin”, Balla: Synojmë të kthejmë në Shqipëri vëllezërit dhe motrat tona

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri publike disa nga vendimet e miratuara gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme.

Balla tha se është miratuar një strategji për migracionin në vitet 2024-2030 e cila ka në fokus parandalimin e migracionit të paligjshëm.

Gjithashtu bëri me dije se synimi i qeverisë është kthimi në atdhe i shqiptarëve që ndodhen në emigracion.

Balla: Dua të ndaj me ju miratimin nga ana e Këshillit të ministrave të strategjisë kombëtare për migracionin për vitet 2024-2030. Fokusi ndahet në disa drejtime kryesore. Së pari ka të bëjë me parandalimin e migracionit të paligjshëm. E dyta kla të bëjë me frenimin e azilkërkimit dhe e treta lidhet me riintegrimin në tregun e punës dhe në shoqërinë shqiptare të emigrantëve.

Advertisement

Synimi ynë të rrisim ofertën për të gjithë vëllezërit dhe motrave tanë për t’u rikthyer në Shqipëri dhe na duhet kjo strategji që duhet të mbart në vetvete të gjitha masat për riintegrimin. Tjetra është menaxhimi i flukseve migratore për emigrantët që vijnë vendet e tjera, ku Shqipëria duhet të ketë gati legjislacionin për trajtimin e grupeve vulnerabël. Dokumenti sotëm është i konsultuar, edhe me direktivat e BE.

E dyta është një lajm tjetër i mirë, vijimi i zbatimit të marrëveshjeve që kemi firmosur me vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokusin e Ballkanit të Hapur. Përmes një numri të identifikimit të  Ballkanit Perëndimor, të gjithë qytetarët, të gjitha skemat e identifikimit të lehtësojmë përfshirjen në tregun e punës për secilin vend firmëtar, kjo do të forcojë zbatimin e marrëveshjes dhe do të rrisë integrimin e tregjeve të punës të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto janë dy vendime.

E treta një projektligj ,e cila do kalojë në Kuvend. Në qershor do të mbahet në Tiranë konferenca Ndërkombëtare e Interpolit, besoj se ndaj të njëjtën vlerësim se është një moment i rëndësishëm për punën e mirë të policisë në luftën kundër krimit./vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy