
Thirrjet për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, kanë sjellë reagimin e reperit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi”.
Përmes një postimi në “Instagram”, këngëtari iu është drejtuar me një mesazh të gjithë kritikëve të kryedemokratit.
“Per te gjithe ju demokratet qe doni dorheqjen e Zotit @lulzimbasha ta harroni ndyrsira plehra… Partia Demokratike E Shqiperise Eshte Shtepia Jone… Jeni Mbledh Disa Buburreca Blla Blla Blla Kot . Ne Nuk Dorzohemi Nga Kauza Jone E Kemi Amanet Nga @saliberisha_official Dhe Do Ta Cojm Deri Ne Fund”, shkruan Stresi.
Kujtojmë se Stresi është në kërkim nga policia, pasi akuzohet si një nga organizatorët për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.
AdvertisementView this post on InstagramA post shared by 🅂🅃🅁🄴🅂🄸 (@stresi)