Studentët bojkotojnë mësimin: I bashkohen protestës për çmimet tek Kryeministria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studentët bojkotojnë mësimin: I bashkohen protestës për çmimet tek Kryeministria

Një pjesë e studentëve të fakultetit të Shkencave Sociale dhe atyre të Natyrës kanë bojkotuar mësimin për të protestuar në lidhje rritjen e çmimeve.

 

Ndonëse nuk ishin të shumtë në numër dhe nuk kishte një organizator, ata bënë thirrje në ambientet e jashtme të fakultetit që të gjithë t’i bashkohen tubimit të përditshëm të orës 17:00.

 

Advertisement

STUDENTË

 

1-E rëndësishme është që studentët të jenë sot masivisht në shesh dhe më pas do shihet mënyra e organizimit, e komunikimit me njëri-tjetrin. Bashkë me fakultetet e tjera meqë jemi në të njëjtën situatë do koordinohemi që në orën 4 e 30 të mblidhemi si student në sheshin “Skënderbej” edhe të marshojmë drejt kryeministrisë si studente.

 

Advertisement

2-Sot në orën 5 të çohemi të gjithë së bashku, student, punëtorë, njerëz të ndershëm.

 

 

Më tej, studentët bënë të ditur se shumë kërkesa të tyre të propozua që në dhjetor të vitit 2018 nuk janë plotësuar. Si shqetësim kryesor ata ngritën mungesën e shërbimeve të kartës së studentit.

Advertisement

 

STUDENTË

 

Ajo që është quajtur atëherë pakti me studentët ka qenë një pakt që qeveria e ka bërë me veten e saj dhe nga gjithë ato kërkesa ne kemi akoma probleme dhe asnjë nga ato nuk është plotësuar mirëfilli. Karta e studentit që është një skandal, tallen me kartën e studentit. Nuk ofron asnjë nga 5 shërbimet, asnjë nga 5 shtyllat kryesore të shërbimeve që janë ushqimi, strehimi, bibliotekat, konviktet d.m.th të gjitha ato që studentët në përditshmërinë e tyre përballen me çmime të vështira nuk i mbulon karta e studentit.

Advertisement

 

Të rinjtë thanë se nëse nuk ngrenë zërin sot, nesër do të jetë shumë vonë.

 

 STUDENTË

Advertisement

 

Rritja e çmimeve është një krizë, ne jemi ata që vuajmë më shumë e paguajmë fatura. Ne sot duhet të reagojmë për padrejtësitë që po na bëhen. Një popull që nuk reagon është i destinuar të përfundojë në komunizëm. Do jetë shumë vonë për Shqipërinë tonë, do jetë shumë vonë për atdheun, do jetë shumë vonë për ata që kanë dhënë jetën për këtë vend.

 

Studentët e fakultetit të Shkencave Sociale, atyre të Natyrës, si dhe studentët e universitetit Bujqësor të Tiranës do mblidhen sot fillimisht në sheshin “Skëndërbej” në orën 16:30, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorë e Kombit” për t’ju bashkuar protestuesve të tjerë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy