Studentët: Duam 100 euro në muaj, jetesa është bërë e shtrenjtë, qiraja na rëndon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studentët: Duam 100 euro në muaj, jetesa është bërë e shtrenjtë, qiraja na rëndon

Mbi 6 mijë studentë kanë firmosur online një peticion ku kërkojnë mbështetje 100 Euro në muaj nga qeveria për të përballur krizën.

 

“Një kërkesë që është minimale që qeveria duhet ta bëjë për studentët, të paktën ti ribursojë më 100 Euro në muaj. Është diçka që qeveria mund ta bëjë sepse mundësitë i ka, kështu që nuk po kërkojmë diçka që nuk bëhet. Është një nismë për t’i tërhequr vëmendjen kryeministrit se në çfarë situata ndodhemi ne. Është një nisme ligjore, nuk është një nismë protestuese”, 

 

Advertisement

Studentët shprehen se situata ekonomike e tyre dhe e familjeve është e rënduar, por ajo që i rëndon edhe më shumë buxhetet e tyre janë qiratë e shtëpive.

 

“Ky vit po bëhet akoma më problematik me rritjen e çmimeve të apartamenteve, me rritjen e çmimeve që studentët kanë akses në vendet shkollore”.

 

Advertisement

Pak ditë më parë edhe pedagogët zhvilluan një protestë një orëshe ku kanë kërkuar rritjen e pagave të stafeve akademike.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy