Lorenco Sina është një nga 6 650 studentët që ka firmosur një nismë për ndërtimin e katër mensave publike, që u depozitua këtë të premte pranë këshillit bashkiak.
Për të riun nga Gramshi që ka zgjedhur fakultetin e Drejtësisë, shpenzimet për konsum janë shumë të larta.
LORENCO SINA
STUDENT NË FAKULTETIN E DREJTËSISË
AdvertisementËshtë e pamundur që të mos rëndojë, do me thënë duke parë edhe që çmimet janë të larta dhe rrogat këtu, njëkohësisht edhe rritja e inflacionit të shkon gjysma e harxhimeve për ushqimet. Ndikon dhe në gjëra të tjera, si blerja e librave, e rrobave. Mensat publike supozohej që deri tani të ishin ndërtuar.
Studentët theksojnë se kanë edhe mbështetjen e pedagogëve për rikthimin e mensave publike në vend, ndërsa kërkojnë çmime normale, si në vendet e rajonit.
KRISELDA DEDNDREAJ
STUDENTE
AdvertisementStatuti i rezidencave studentore parashikon praniën e mensave si pikë kryesore të tijën. Sot në Sqhipëri nuk ekziston asnjë mensë publike, studentët e vendeve të rajonit e gëzojnë këtë të drejtë dhe ato të Shqipërisë së para 30 vite po ashtu.
GEVIO TABAKU
AdvertisementSTUDENT
Në Kosovë një vakt në mensën publike kushton 0.5 euro, ndërsa në Shqipëri një vakt në vend se të mbushë barkun, të zbraz xhepat. 2 009 euro i duhet një studenti që të hajë në mënyrë modeste vaktet.
Të rinjtë shprehen se do t’i shkojnë deri në fund kësaj iniciative, në mënyrë që t’i jepet fund privatizimit të mensave.