Studentët në Greqi kundër maskave/ Protesta të dhunshme në Athinë e Selanik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studentët në Greqi kundër maskave/ Protesta të dhunshme në Athinë e Selanik

Studentët protestuan mbrëmjen e të enjtes në Athinë, Selanik dhe disa qytete të tjera greke duke kërkuar kushte të sigurta për zhvillimin e mësimit në mesin e pandemisë, si dhe një zgjidhje për të shmangur përdorimin e maskës.

Demonstruesit tentuan të sulmojnë parlamentin dhe u përplasën ashpër me forcat e policisë.

Autoritetet përdorën gaz lotsjellës si dhe mjete të tjera për të shpërndarë turmat.

Protestuesit kërkojnë uljen e numrit të studentëve në klasa, nga 25 të shkojë në 15 dhe të hiqet detyrimi për të mbajtur maskën.

Advertisement

Ata gjithashtu duan më tepër staf për dezinfektimin e ambienteve të shkollave dhe transport falas e të sigurt për nxënësit, më tepër staf mësimor si dhe testime masive dhe të përsëritura të mbuluara nga shteti.

Protestës që vijoi edhe këtë të premte, edhe i janë bashkuar edhe prindër si dhe dhjetëra punonjës shëndetësorë.

Studentët në Greqi kundër maskave/ Protesta të dhunshme në Athinë e Selanik shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy