Stuhia “Ciaran” prek edhe Tiranën, grupet e punës së Bashkisë Tiranë ndërhyjnë për normalizimin e situatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stuhia “Ciaran” prek edhe Tiranën, grupet e punës së Bashkisë Tiranë ndërhyjnë për normalizimin e situatës

Tirana është përfshirë sot nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, dhe stuhi të forta. Reshjet me intensitet të lartë për një kohë të shkurtër kanë sjellë një sasi të madhe uji, çka është vënë re edhe në nivelin e prurjeve të Lanës. Grupet e punës së Bashkisë së Tiranës kanë qenë në terren duke ndërhyrë. Punonjësit e Bashkisë kanë pastruar pusetat nga gjethet e pemëve, dhe kanë mundur që të normalizojnë në kohë rekord situatën.

 

Falë ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur edhe largimi nga rruga i pemëve dhe degëve të rrëzuara nga era, duke bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit të kalimtarëve dhe të automjeteve në kryeqytet. Reshjet e dendura pritet të vijojnë edhe në orët në vijim. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut, që ka përshirë vendin orët e fundit

 

Advertisement

KUJDES – MOT I RËNDUAR. Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, e ngjashme me stuhinë Ciaran që ka goditur Firencen dhe Toskanën gjatë natës. Ju lutem tregoni kujdes në 24 orët në vijim dhe ulni lëvizjet e panevojshme gjersa situata të normalizohet! Ekipet tona janë aktualisht në terren për çdo emergjencë. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje. Mirënjohje për mirëkuptimin! Tel: 112 për emergjencat. Bashkë. Pa panik e me solidaritet”, shkruan Veliaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy