
1700 familje në qarkun e Korçës janë pa energji elektrike pas stuhisë së 48 orëve të fundit
Më e rëndë situata paraqitet në Bilisht, ku pas defekteve në nënstacionin e këtij qyteti kanë ngelur 1444 familje janë pa energji elektrike
208 familje të tjera janë pa energji elektrike në fshatrat Protopapë, Peshtan, Mazrekë e Pulahe pas defektit në nënstacionin e Rehovës
Gjithashtu, 50 familje janë pa energji në fshatrat Panarit, Ballabanovë, Treske e Grabockë per shkak të defektit të fidrit nr 6
Advertisement
6 grupe pune nga OSSHE Korçë janë në terren duke punuar për normalizimin e situatës por terreni i thyer malor dhe gjatësia e linjave e bën të vështirë situatën e krijuar.
/vizionplus.tv