Sulmet e Metës ndaj SPAK, Çela: Përgjigjen e ka dhënë KLP, bashkëpunimi ynë me Prokurorinë e Posaçme shumë i mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, është pyetur nga gazetarët ditën e sotme lidhur me akuzat e kreut të PL-së, Ilir Meta.

Meta në daljet e tij të fundit ka sulmuar drejtësinë dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Çela nuk u përgjigj drejpërdrejt, por tha se përgjigjen e ka dhënë KLP.

KLP ditën e djeshme dënoi gjuhën e përdorur nga Meta kundrejt prokurorëve.

Advertisement

Dje, KLP dënoi gjuhën e përdorur nga ish-presidenti për SPAK. Cili është mendimi juaj për akuzat e ish-kreut të Shtetit ndaj Strukturës së Posaçme?

Olsion Çela: Po i përgjigjemi sot çështjeve më emergjente. Kemi performancë më të mirë të Prokurorive. Përgjigjen tashmë e ka dhënë KLP. Numri i të dënuarve është më i lartë dhe sistemi po funksionon. Bashkëpunimi ynë me SPAK ka qenë shumë i mirë, performanca që kemi arritur përmes bashkëpunimit ka qenë në nivele të kënaqshme./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy