Sulmet kibernetike/ Prokuroria kërkon arrest shtëpie për 5 punonjësit e IT në Administratën Publike (Emrat)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet kibernetike/ Prokuroria kërkon arrest shtëpie për 5 punonjësit e IT në Administratën Publike (Emrat)

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë me arrest shtepie për 5 punonjës IT të punësuar pranë Departamentit të Administratës Publike.

 

 

 

Advertisement

Kërkesa bëhet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për sulmin kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-t që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

 

 

 

Advertisement

Punonjësit në fjalë janë angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al.

 

 

 

Advertisement

Në rastin konkret, stafi IT, mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem, pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës për implementimin e sistemit administrata.al.

 

 

 

Advertisement

Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me rregulloren duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t.

 

 

 

Advertisement

Personat e identifikuar nga vetë strukturat e AKSHI, të cilët me mosveprimet e tyre nuk kanë bërë të mundur identifikimin më parë janë:

 

Alketa Sulo – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;

Altin Sallaku – Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

Advertisement

Rudina Llagami – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

Igli Lubonja- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe

Albi Gjeka – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.

Këta persona me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy