Sulmet kibernetike/ Rama: U detyruam të mësonim shumë, s’përballohen vetëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet kibernetike/ Rama: U detyruam të mësonim shumë, s’përballohen vetëm

Kryeministri Edi Rama, është pyetur ditën e sotme për mësimet që ka marrë Shqipëria nga sulmet kibernetike të Iranit.

 

Gjatë një konference për shtyp në Forumin Ekonomik Botëror, Rama tha se një prej fakteve që mësoi ishte se krimi kibernetik do të ishte ekonomia e tretë globale nëse do të ishte shtet.

 

Advertisement

Ai deklaroi se do të ishte naive të mendosh se sulmet kibernetike përballohen vetëm.

Së pari, për shkak të ngjarjes që ju përmendët, ne u detyruam të mësonim shumë dhe një prej fakteve që unë mësova ishte se nëse krimi kibernetik do të ishte shtet, do të ishte ekonomia e tretë globale pas SHBA-së dhe Kinës. Në 2015, potenciali i përllogaritur i përgjithshëm i tij ishte 3 trilionë USD, në 2025 parashikohet të jetë 10.5 trilionë.

 

Në qoftë se do të mendonim në terma të një virusi,  COVID-19 që krijoi aq shumë kaos dhe kishte aq shumë përpjekje të përbashkëta, le të imagjinojmë një disa viruse që evoluojnë që nuk e rrezikojnë veten tonë, por vendin që jetojmë mund të sjellë apokalips. Nuk janë viruse që e bllokojnë të jetën tonë, por mund ta kontrollojnë dhe ta devijojnë. Nëse përdorin sistemet e transportit ajror për të na goditur.

Advertisement

 

Imagjinoni nëse ka një sulm kibernetik tek sistemet e transportit ajror që i kthen një numër avionësh që fluturojnë, në bomba. Ajo që kemi mësuar është se kjo është diçka naive ta mendosh se çdo vend i pasur apo jo, mund ta përballojë vetëm. Ajo që shohim çdo ditë, nga sulmi që kemi me Iranin, se këto armë përbëjnë një risi edhe për aleatët tanë. Është një mundësi për të mësuar se çfarë armësh po përdorin dhe si të përballen me ta. Nuk e imagjinoj dot se si do ishte po të mos ishte një koalicion i madh”, theksoi kreu i qeverisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy