Sulmet nga Irani/ Çfarë rrezikon më tepër Shqipëria? Semanaj: Kemi të bëjmë me një superfuqi në fushën kibernetike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet nga Irani/ Çfarë rrezikon më tepër Shqipëria? Semanaj: Kemi të bëjmë me një superfuqi në fushën kibernetike

Pas sulmeve të korrikut, prej dy ditësh Shqipëria gjendet sërish nën shënjestrën e agresionit kibernetik ndaj sistemeve shtetërore.

 

Kësaj here ndaj sistemit TIMS, mbyllja e të cilit ka shkaktuar kaos dhe rradhë të gjata në të gjitha pikat kufitare, tokësore, detare apo ajrore të vendit.

 

Advertisement

Ditën e sotme në pjesën më të madhe të tyre puna është rikthyer në normalitet, por a rrezikohet Shqipëria edhe nga sulme të tjera më delikate?

 

Mbrëmjen e sotme në në një bisedë me moderatorin Roland Zili gjatë edicionit të lajmeve në Vizion Plus ishte eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj.

 

Advertisement

Semanaj u shpreh se sulmi ishte i paprecedentë pasi kemi të bëjmë me një nga superfuqitë më të mëdha të sulmit kibernetik siç është Irani por nga ana tjetër edhe mbrojtja e institucioneve përkatëse shtetërore, sipas tij ishte e dobët.

 

“Sulmi ishte i paprecedentë, kemi të bëjmë një sulm të mirëorganizuar e mirëfinancuar nga shteti Islamik i Iranit. Irani është një superfuqi për sa i përket luftës dhe sulmeve kibernetike por nga ana tjetër duhet pranuar dështimi i institucioneve shqiptare të cilat janë përgjegjëse për mbrotjen e këtyre sistemeve . Nuk duhet të harrojmë që sistemi TIMS dhe sistemet e kamerave janë sistem i mbyllur që nuk kanë qasje në interbet. Institucionet poërkatëse duhet t’ju shpjegojnë ekspertëve dhe qytetarëve si kanë arritur keqbërësit të hyjnë dhe të dëmtojnë këto sisteme.” –u shpreh eksperti.

 

Advertisement

Semajan u shpreh gjithashtu se shteti nuk është treguar korrekt me raportimin dhe shpjegimin e këtij sulmi si edhe shkallën e dëmitit në sistemet shqiptare.

 

“Rama thotë se nuk ka asnjë zhdukje ose rrjedhje serioze të të dhënave por në gjuhën teknike nuk kemi kemi rrjedhje serioze ose joserioze, kemi rrjedhje ose jo rrjedhje. Në litetraturën e krimit kibernetik nuk ekziston një term i tillë. Po të lexojmë twitter-in e kryeministrit ai thotë se kemi patur marrje të të dhënave por sipas tij nuk janë të rëndësishme, deri më tani nuk ka ekzistuar një terminologji e tillë. U bënë dy muaj nga sulmi i korrikut që u bë publik sepse sistemet ranë por kemi 12 muaj ose 14 muaj nga sulmi fillestar.”

 

Advertisement

I pyetur nga moderatori Zili nëse Shqipëria rrezikohet edhe nga sulme4 edhe më delikate në sistemet shtetërore, Semanaj tha se vendi ynë është më fat falë partnerëve strategjikë të cilët, sipas tij nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

 

Zili: A rrezikon shqipëria të goditet në sisteme edhe më delikate si trafiku ajror, bankat apo edhe ushtria?

 

Advertisement

Semanaj: Fati i madh i Shqipërisë janë partnerët strategjikë si SHBA e BE dhe nuk besoj se të gjitha këto organiztata do të lejojnë që situata të shkojë deri në këtë pikë. Po të mos ishin partnerët sot do të flisnim ndryshe. Shteti ka detyrim lifggjor të inform,ojë qytetarët për të dhënat që janë marrë dhe janë cënuar.

 

Eksperti Semanaj u shpreh më tej se shumë vende të tjera anëtare të NATO-s po përballen me sulme kibernetike, por Shqipëria është i vetmi vend që ka pasur rrjedhje apo dëmtim të të dhënave.

Dhe kjo sipas tij, vjen si pasojë e insfrastrukturës të dobët kibernetike të vendit tonë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy