
Qeveria shqiptare ka lënë 24 orë kohë afat për largimin e grupit diplomatik të ambasadës iraniane në Tiranë.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe u bë i ditur nga kryeministri i vendit, Edi Rama.
Advertisement
Përmes një videomesazhi në Facebook, kryeministri bëri me dije se pavarësisht se sulmi ishte i rëndë nuk ia arriti qëllimit.
Ai bëri me dije se pas hetimeve të thelluara, dolën prova të pakundërshtueshme se prapa këtij sulmi fshihet Republika Islamike e Iranit.
Advertisement