Rama: Zmbrapsëm agresionin e madh kibernetik, sulmi u krye nga një shtet jo miqësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Zmbrapsëm agresionin e madh kibernetik, sulmi u krye nga një shtet jo miqësor

Kryeministri Edi Rama, përmes një dalje për mediat tha se është zmbrapsur përfundimisht sulmi kibernetik.

 

Kreu i qeverisë shtoi se pjesa më e madhe e shërbimeve në  e-Albania është rikthyer dhe kjo gjë është bërë në kohë rekord.

 

Advertisement

E pashë të udhës të dal vetë për shkak se bëhet fjalë për një temë me shumë rëndësi, e cila jo vetëm ka ngjallur interes, – se kjo është, në këtë rast, jo fjala e duhur, – por ka ngjallur shqetësim shumë të madh dhe ka përshkallëzuar një furi shpifjesh të një papërgjegjshmërie shumë të lartë lidhur me një agresion masiv kibernetik mbi Shqipërinë, i cili kam kënaqësinë të them që është zbrapsur përfundimisht dhe në ndërkohë, shërbimet për publikun të platformës e-Albania janë rikthyer masivisht dhe tani mbeten një numër i vogël prej tyre për t’u rikthyer në mënyrë që të plotësohet i gjithë kuadri i ndërveprimit dhe punës së zakonshme të përditshme të nëpunësve që qëndrojnë pas ekraneve për t’u shërbyer qytetarëve pa radha, pa kosto dhe pa asnjë bakshish. 

 

Kryeministri shtoi madje se sulmi kibernetik është kryer nga një prej dy shteteve që nuk janë miqësore me Shqipërinë, mirëpo nuk dha emër duke premtuar se sapo të faktohet, do të bëhet publike.

 

Advertisement

Sulmi nuk është një sulm i organizuar nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpeshherë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha dhe shumë më të fuqishme, deri duke bllokuar edhe sisteme kritike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vendosur gjoba shumë të majme për ente të caktuara. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet. Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej dy shteteve fortësisht të dyshuara, shpresoj se do ta bëjmë në vijim, kjo është pjesa më delikate e investigimit, bëri të ditur Edi Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy