Sulmi kibernetik/ MEPJ: Janë ndërprerë shërbimet konsullore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi kibernetik/ MEPJ: Janë ndërprerë shërbimet konsullore

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ben te ditur se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

 

🔴 Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.

➡ MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy