Sulmi kibernetik ndaj doganave/ Çuçi: Kemi punuar për të garantuar paprekshmërinë e të dhënave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi kibernetik ndaj doganave/ Çuçi: Kemi punuar për të garantuar paprekshmërinë e të dhënave

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi  përgëzoi ekipin e  IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën sipas tij pa ndërprerje që nga minuta e parë e sulmit kibernetik, për të rivënë në funksionim sistemet tona dhe veçanërisht atë TIMS.

 

Çuçi gjithashtu nuk la pa falenderuar edhe partnerët amerikanë që sipas Ministrit kanë qenë pranë edhe në këtë rast e po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt.

 

Advertisement

Ai shpjegoi se po punohet për të rikthyer në punë edhe pak pika të tjera kufitare ku ende sistemi  TIMS nuk po punon.

 

 Prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë. Aktualisht ekspertët tanë po vijojnë punën e pandërprerë për rikthimin e sistemit TIMS në Pikat e tjera të  Kalimit Kufitar si dhe po marrin masat nevojshme për të mos pasur më ndërprerje. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që janë ndeshur me vonesa. Ne kemi punuar prej momentit të parë kur u detektua sulmi kibernetik, për të garantuar mbi të gjitha paprekshmërinë e të dhënave dhe më pas për rikthimin në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy