Sulmi kibernetik/  Rradhë të gjata në doganën e Bllatës në Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi kibernetik/  Rradhë të gjata në doganën e Bllatës në Dibër

Sulmi kibernetik mbi sistemin e doganava në vendin tonë ka sjellë radhë të gjata në të gjitha pikat doganore dalëse.

 

Qindra qytetar që duan të kalojnë në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut nëpërmjet doganës së Bllatës në Dibër po qëndrojnë në radhë pasi sistemi nuk funksionin si pasojë e sulmit nga hakerat e Iranit.

 

Advertisement

Ashtu si në të gjitha pikat e tjera doganore edhe në Bllatë hyrje-daljet nga kjo pikë doganore po mbahen me regjistër, ç’ka bën që koha e procedurës të jetë e gjatë.

 

Emigrantët që kanë zgjedhur këtë doganë për të kaluar në Greqi, thonë se po qëndrojnë në radhë me orë, si asnjëherë më parë.

 

Advertisement

Burime nga dogana e Bllatës thanë se janë fikur të gjithë kompjuterat, duke ju shkëputur lidhjen e internetit, për arsye sigurie. Ndërkohë, bllokimi i sistemit doganor ka vështirësuar punën e policisë në identifikimin e personave që kanë probleme me ligjin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy